Është kthyer në trend tashmë, të cilit nuk i kanë rezistuar shumë personazhe të njohura, rimodelimi i buzëqeshjes.

Listës së madhe të VIP-ave që kanë përmirësuar buzëqeshjen e tyre së fundmi i është shtuar edhe moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi.

Ai ka publikuar disa foto në rrjetin e tij social, ku ndan me ndjekësit e tij ndryshimin që ka bërë.