Moderatorja e njohur Arbana Osmani është vendosur në qendër të mediave pas lajmit të divorcit me biznesmenin Ardit Kero me të cilin ka dhe një djalë, dhe lidhjen e re me regjisorin e emisionit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj.

Vendet e njëjta që ata frekuentojnë dhe komentet nëpër rrjetet sociale kanë bërë që të vihet re raporti mes Arbanës dhe Eduartit.

NewsBomb shkruan se djali nga Malësia e Madhe, Grishaj ka qenë i fejuar me aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj.

Ai ka punuar si kameraman dhe montazhier në një televizion lokal në Shkodër, ku dhe është njohur me Rudinën, me të cilën ka qenë në një marrëdhënie prej 4 vitesh, por nuk u finalizua me martesë.