I ftuar në intervistën “25-së Pyetje me Prive”, këngëtari Robert Berisha ka treguar një episod jo të këndshëm që i ka ndodhur kohë më parë.

I pyetur se cili ishte momenti i tij më i vështirë në karrierën muzikore, Roberti ka treguar kur ka qenë shumë keq me kordat e zërit.

“Kam qenë shumë keq me kordat e zërit. I lutesha zotit të më ndihmonte. Thosha vetëm edhe sonte pastaj do të pushoj e do të ushqehem mirë. Ky ka qenë problem kryesor i karrierës time. Kam qenë shumë keq me shëndet. Pasi i kreva koncertet ashtu veprova, e majta premtimin dhe pushova”, ka treguar këngëtari.