Ish-ylli i pornografisë Mia Khalifa është tërhequr nga kjo industri pasi ka gjetur një punë të re. Mia ka njoftuar se do të bashkohet me ish-yllin e NBA Gilbert Arenas për të drejtuar një program të përditshëm në kanalin Youtube të revistës “Complex”.

“I jam shumë mirënjohëse revistës dhe Gilbertit për mundësinë që të jem pjesë e saj”, tha Mia. Atë tashmë do ta shohim në rolin e moderatores në emisionin sportiv.

24-vjeçarja nga Libani ishte përballur me shumë kritika dhe polemika, madje terroristët e Shtetit Islamik e kishin kërcënuar se do ta vrisnin.

Asaj iu deshën vetëm tre muaj që të bëhej super e famshme dhe ishte aktorja më e kërkuar në vitin 2016 në filmat për të rritur.

Mesa duket fati i ka buzëqeshur sepse tani po punon si moderatore në një emision sportiv.