Jonida Shehu rikthehet në Top Channel!

Postuar: 12/07/2018 - 23:12

   Jonida Shehu pak muaj më parë u largua nga Top Channel, një televizion ky në të cilin kishte drejtuar prej një viti emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Prej kohësh mediat kanë aluduar për rikthimin e saj në ekran por të vërtetën Jonida e tregoi në “Thumb”.

“Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorrin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte të cilat nuk janë finalizuar . Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarve.”,- ka rrëfyer Jonida duke zbuluar kështu se do të rikthehet ndryshe nga më parë.

Por  së fundmi thuhet se Jonidën në shtator do ta shohim as më pak e as më shumë por në Top Channel.  Shehu nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente. Blitz.al ka kontaktuar me moderatoren e njohur e cila nuk e ka mohuar këtë gjë.

“Kemi një plan që po e punojmë. Jemi në proces por është ende herët”,- është shprehur Jonida Shehu.

Nuk na mbetet gjë veçse të presim muajin shtator për të parë se cili do të jetë konkretisht projekti që do tv rikthejë Jonidën në Top Channel.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Greta Koçi është një figurë e skenës shqiptare, e cila është bërë e njohur në moshë shumë të vogël.

Ditën e djeshme u zbulua se sezoni i ri televiziv që po vjen me ndryshime të mëdha, ka sjellë moderatoren e re në programin "E diela shqi

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella janë dy nga modelet më të përfolura shqiptare, të cilët herë pas herë provokojnë me postimet e tyre.

Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Jona Spahiu ka publikuar një video me momentet e ardhjes në jetë të djalit të saj.

Dasma e mbrëmshme mes Elita Rudit dhe reperit Gjiko mori gjithë vëmendjen mediatike duke pushtuar portalet dhe revistat rozë që publikuan

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mbrëmjen e djeshme.

I ftuari i dytë i Dojnës për këtë sezon të ri në “Pop Culture” është Arian Çani.

Dren Abazi është ndër këngëtarët shqiptarë mjaft të pëlqyer nga vajzat.

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.