Këngëtari i njohur italian Al Bano Carrisi ka konfirmuar se do të largohet nga bota e muzikës.

Prej kohësh përflitej një largim i mundshëm i këngëtarit, teksa i ftuar në emisionin "Mattino cinque", ka thënë se pas datës 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”, ka thënë 75-vjeçari.

Më 31 dhjetor ai do të mbajë koncertin e tij të fundit të lamtumirës për t’u shkëputur nga bota e muzikës. Shkak i këtij largimi është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi në vitin 2017 u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.