Këngetari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Çifti kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Luna Marí Ejlli.

Moderatorja ka mirëpritur në jetë vogëlushen pak orë më parë dhe ka publikuar një foto në Instagram teksa së bashku me Luiz Ejlli mbajnë dorën e vajzës.

Kiara Tito dhe vogëlushja mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.