Këngëtarja shqiptare dasmë në Monaco: Do të martohem me bosin e Francës

20/05/2019 - 14:09

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why not” me Roza Latin ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Alida e cila siç dihet është edhe motra e Stines. Alida ka folur dhe ka zbuluar shumë nga jeta e saj private dhe për herë të parë ka pranuar publikisht lidhjen me menaxherin e pasur nga Franca.

Teksa Roza e ka cilësuar si bosin e Francës pasi i ka blerë këngëtares një orë me 10 gurë diamanti, Alida zbuloi publikisht se do të martohet me menaxherin në një dasmë në Monaco.

“Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në Evropë. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë”, ka treguar Alida.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-bashkëshortja e reperit Stresi, Keisi mesa duket e ka të vështirë që të kalojë lehtë ndarjen.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi dje vendin ka lënë deri tani 68 persona të plagosur dhe dhjetëra banesa dhe biznese të dëmtuara, por revol

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin, me të cilin ka ed

Ditën e sotme ka qarkulluar në media lajmi se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3-vjeçare me ba

Prej kohësh këngëtarja Rezarta Shkurta i mungon muzikës pasi i është dedikuar plotësisht biznesit të saj.

Këngëtari i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj ka marrë nënshtetësi shqiptare.

Është aktorja italiane më e vlerësuar dhe e njohur në botë.

Një ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se televizioni “InTV” do të mbyllet për shkak të tërheqjes së drejtuesit të ri, çka ka bërë që