Violinisti i njohur nga Durrësi, Olen Çesari ishte i ftuar në emisionin "E diell" në Top Channel për të folur mbi koncertin e tij madhështor që do mbajë në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë intervistës, Olen nuk i shpëtoi as pyetjeve nga jeta private të cilën e ka ruajtur gjithnjë larg syrit të publikut. "Kur do martohesh se vajte 40 e ca vjeç, nuk dukesh por…", i tha Ervin Kurti.

"Na lini rehat se jemi mirë", ja ktheu Oleni. "Keni ndonjë pyetje tjetër?", tha violinisti duke mos zbuluar asgjë më shumë.