Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka udhëtuar drejt Skocisë së fundmi dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit, disa nga eksperiencat e saj. Pas udhëtimit me aeroplan për të parë të gjitha mrekullitë e shtetit në fjalë, ajo ka zbuluar se do provojë hipizmin.

Në një video të publikuar në ‘Instastory’, Alketa ka thënë:

“Kuajt kanë qenë gjithmonë fantazia ime që nga ‘Pipi Çorapegjata’, libri dhe filmi i preferuar i fëmijërisë. Jam shumë e lumtur që do e përjetoj këtë eksperiencë në vendin e duhur, ku hipizmi është një traditë”.

Kjo përvojë me siguri do të kthehet në një nga kujtimet më të bukura për Alketën, pasi edhe një dëshirë tjetër e madhe u bë realitet.