Probleme në çift, Arbana Osmani drejt ndarjes nga bashkëshorti?

12/01/2019 - 10:19

Ndonëse kanë një martesë 16-vjeçare, Arbana Osmani dhe bashkëshorti i saj Ardit Kero kanë ditur të mbajnë thuajse hermetike jetën e tyre familjare. Por zhvillimet e reja në jetën e tyre duket se do të jenë disi të vështira për t’u fshehur.

Thuhet se prej muajsh se moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe partneri i saj, kanë pasur probleme në çift dhe burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes.

Moderatorja Arbana Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizionin “Top Channel”.

Për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.

Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndonëse partnerja e tij ka qenë në qendër të vëmendjes duke qenë personazh publik, ai ka ditur gjithnjë t’u ruhet kamerave.

Dyshja ka edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç. Moderatorja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin në rrjetet sociale ndërsa sa i përket partnerit, ajo ka preferuar të jetë tepër e rezervuar. /iconstyle

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi është bërë përsëri baba. Sot kanë ardhur në jetë binjakët Elia dhe Erald.

Këngëtarja e njohur nga Barbados, Rihanna, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ka çuar në gjykatë babain e saj Ronald Fent

Një prej këngëtareve më të njohura në Serbi, Mina Kostiç ka mbajtur të fshehtë identitetin e saj të vërtetë për një kohë të gjatë.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë 11 vite bashkë dhe janë ndër çiftet më të dashura showbiz-it.

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit pro

Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas një mungese katër mujore, për t’ju uruar fansave të saj një vit të ri të lumtur.

"Dua të të bëj të lumtur" do të vazhdojë të mbetet programi i emocioneve të forta dhe i të papriturave, por siç duket nuk do të ketë asnj

Shpeshherë ndodh që komentet në rrjete sociale të jenë më epike se vetë fotot apo videot e shpërndara.

Futbollisti i Arsenalit Mesut Ozil dhe aktorja turke Amine Gulse kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në fejesë.