Megjithëse ka nisur fushatën elektorale anekënd Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka gjetur pak kohë për t’iu përkushtuar djalit të tij, Zaho.
 
Takimet e tyre në mbrëmje janë të mbushura me lojëra e përkëdhelje. Në faqen zyrtare të shefit të qeverisë është publikuar një video, ku kryeministri duket teksa luan me djalin e tij të vogël dhe bën shaka me faktin që janë qethur të dy.

Je qethur ti sot, jam qethur dhe unë, dy qeros që bëjnë dy punë”- thotë Rama, ndërsa vogëlushi Zaho buzëqesh.