Tashmë të gjithë e dinë se Sokol Balla do të jetë pjesë e “News 24” këtë sezon dhe do të drejtojë emisionin më të rëndësishëm politik në këtë televizion, i cili do të transmetohet katër ditë në javë, përgjatë orës 21:00-23:00.

Kjo lëvizje e gazetarit i zuri vendin koleges së tij Rudina Xhunga, e cila drejtonte emisionin “Dritare” në “News 24” .

Orarin e emisionit të Rudinës e ka zënë Balla tashmë, dhe e pyetur nga “Prive.al”, gazetarja shprehet se nuk ka vendosur ende përfundimisht.

“Nuk e kam vendosur ende”, është shprehur Xhunga duke treguar se do e bëjë publik vendimin e saj së shpejti.