Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, nëpërmjet një videoje në profilin e saj në Instagram, bën me dije se në festivalin e Prishtinës që do të mbahet më 2 gusht në Kosovë, do të marrë me vete edhe kolegen e saj, këngëtaren me famë botërore, Miley Cyrus.

“Unë do të shkoj në Kosovë me Mbretëreshën e Kosovës”, shprehet Miley në videon e publikuar.

Me siguri të gjithë ju po e prisni me padurim këtë surprizë mjaft emocionuese. Më herët është njoftuar se në këtë festival do të jetë edhe një prej Dj-ve më të njohur në botë, Calvin Harris.