Mënyrat që gratë shqiptare e festonin 8 marsin deri vonë, ishte ajo e daljes me shoqëri, kryesisht femra, në dreka apo darka, ose në piknikë dhe kaq! Sot, kohët kanë ndryshuar shumë. Sikundër shihni dhe në fotot e pamjet filmike më poshtë, tani radhën e ka “harbimi”. Në disa lokale të njohura nate në kryeqytet, 8 marsi është shndërruar që nga vjet dhe sivjet për herë të dytë, në mundësi për të kaluar orë të “shfrenuara”, mes femrash që në rreth, kanë disa djem të rinj, me trupa sportivë dhe plot energji për t’u dhënë sa më shumë argëtim. Dukuria po përqafohet nga shumë femra të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, kryesisht nëpunëse në institucione shtetërore dhe private, nga bota e medias, biznesit, etj.

Në bar “Mumja” prenotimet për 8 marsin ishin bërë prej ditësh duke mos mbetur asnjë biletë pa shitur. Ashtu si atje, edhe tek disa lokale të tjera në Tiranë, janë organizuar evente të posaçme për femra. Janë ftuar meshkuj, djem në moshat 20 deri 30 vjeç, të bardhë dhe me ngjyrë, shqiptarë dhe të huaj, të veshur herë si ushtarakë, herë si policë, herë si marinarë dhe ide të tjera të “çmendura”. Skema funksionon njësoj si tek bar-striptiz ku shkojnë meshkujt dhe soditin femra që zhvishen top-less. Edhe në këto lokale për 8 mars, zhveshja është elementi kryesor i festës, por janë meshkuj që zhvishen dhe “shesin” pamjen e trupit të tyre për femrat.

Në foto janë festimet për 8 marsin në disa nga klubet e natës në kryeqytet që i dedikuan Ditës së Gruas, një festë enkas për gratë që të kalojnë orë argëtuese.