Djali i Kryeministrit të Shqipërisë Gregor Rama, nuk e ka pasur fare problem zhurmën mediatike që u bë për syzet e tij të shtrenjta. 

Gregor Rama është parë sot më i buzëqeshur se kurrë në shoqëri të ëmbël. Gregu është ulur në kafene, e më pas ka bërë dhe një shëtitje me një vajzë shumë simpatike. Ajo që ka rënë në sy, është se dy të rinjtë shihen gjithë kohës të buzëqeshur pranë njëri-¬tjetrit. Sipas revistës ‘Who’ djali i kryeministrit i dashuron shëtitjet në këmbë, e me siguri ato duhet t’i shijojë shumë më shumë në një shoqëri kaq të mirë.