Gjatë 24 orëve në Greqi janë regjistruar 12.108 raste të reja me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,793,31.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vendin fqinj, nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 418 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2550 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit, në Greqi kanë humbur jetën 84 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 22635 vdekje.