Përfundim tragjik ka pasur mëngjesin e së martës shembja e një pjese të një pallati në Pire, pasi informacionet e fundit tregojnë për një te vdekur.

Sipas burimeve policore, i ndjeri është 31 vjeç dhe shërbente si roje speciale në grupin DIAS të Atikës Juglindore. Sipas informacioneve, një person ka mbetur i bllokuar në një kamion nga mbeturinat që kanë rënë nga shembja.

Një pjesë e një pallati është shembur në Pasaliman.

Në informacion thuhet se në momentin e shembjes në godinë ndodheshin gjithsej nëntë punëtorë, ku tre prej tyre janë lënduar lehtë nga mbeturinat e shkaktuara nga shembja.

Në vendngjarje kanë shkuar 24 zjarrfikës me tetë automjete dhe një qen shpëtimi.

Njoftimi i zjarrfikësve për personin që është lënë pa ndjenja