Policia greke ka vënë në pranga 2 grekë,49 dhe 50 vjeç pasi po transportonin 118 kilogramë marijuanë.
Mësohet se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa kishte kaluar përmes kufirit greko-shqiptar, pranë Igumenicës.
Sipas burimeve, droga e paketuar në 55 pako, ishte fshehur në makinën që drejtohej nga 49-vjeçari,
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan ndër të tjera edhe 2200 euro dhe 4 celularë.





