Mbi 130 zjarrfikës me katër grupe divizionesh këmbësorie dhe rreth 45 automjete po vazhdojnë të luftojnë flakët në Ilia, për të mbajtur frontin e zjarrit larg zonave të banuara.

Zëvendësguvernatori i Ilias Vasilis Giannopoulos, tha se intensiteti i erërave është ulur, gjë që ndihmon punën e zjarrfikësve.

Banorët e fshatrave Valmi, Kotrona, Karagianneika dhe Dalamboreika të cilët kanë marrë mesazh nga 112 për t’u larguar nga shtëpitë e tyre, po përjetojnë momente ankthi me shpresën se zjarri nuk do të arrijë në banesat e tyre.