Për të dytën ditë brenda javës Greqia do të paralizohet për shkak të grevës 24-orëshe të sindikatave të sektorit publik dhe privat që kërkojnë drejtësi për viktimat e përplasjes së trenave dhe transport të sigurt në vend.

Pas ditë së djeshme, greva do të vazhdojë edhe ditën e sotme ku dh epolicia ka paralajmëruar mbylljen e intsitucioneve publike.

Punëtorët e transportit publik do t’i bashkohen gjithahstu grevës ditën e sotme, edhe pse me ndërprerje të punës, për të lehtësuar protestuesit të bashkohen në tubime.

Autobusët publikë dhe trolejbusët në Athinë do të funksionojnë si zakonisht nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00.

Në Selanik do të funksionojnë 50 autobusë publikë, ndërsa linjat e linjës së natës të Aeroportit (N1) dhe shërbimi special për personat me aftësi të kufizuara do të funksionojnë si zakonisht.

Problem mbi transportin do të ketë edhe për linja të ndryshme të metroe sin ë kryeqytet, ashtu edhe në qytetet rrethuese.

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka paralajmëruar se do të jetë pjesë në grevë 24 orëshe nga ora 00:01 e së enjtes deri në orën 24:00 të së enjtes. Aegean dhe Olympic Air kanë njoftuar anulimin e fluturimeve të tyre të planifikuara vendase dhe ndërkombëtare.

Anijet dhe tragetet do të qëndrojnë të ankoruar nga ora 00:01 deri në orën 24:00 të enjten, 16 mars.

Shërbimet e administratës publike, përfshirë shkollat thuhet se do të mbyllen, si dhe disa objekte të sektorit privat, si dhe Sindikata e punëtorëve të hotelierisë dhe turizmit do t’i bashkohet grevës.