Këtë vit, Linda Rama, gruaja e kryeministrit, ka shënuar më pak të ardhura se bashkëshortja e deputetit socialist Taulant Ballës, Iris Pekmezi.
Këto të dhëna i ka bërë me dije drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj.
Brahaj, duke paralajmëruar se nesër do të publikojë renditjen e deputetëve sipas pasurisë dhe begatisë gjatë vitit 2015, jep disa të dhëna paraprake për të ngjallur më tej kureshtjen e publikut.
"Meqë po afron fundjave dhe lajmet duhen pak me rozë: a e dini se këtë vit bashkëshortja e kryeministrit ka shënuar me pak te ardhura se ajo e deputetit Balla. Burri i një deputeteje me me shume te ardhura vjetore është ai i Olta Xhaxhkes ndërsa nga bashkëshortet me VIP ne çështje parash kryeson zonja Angjeli …. te shtunën lexoni renditjen e deputeteve sipas pasurisë dhe begatisë ne vitit 2015 … tek Open Data Albania natyrisht", shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.





