Bashkëshortja e James Rodriguez, Daniela Osipna ka marrë një mesazh që me siguri do ta alarmojë, por do ta bëjë edhe më të kujdesshme në të ardhmen.
Mesfushori i Realit të Madridit me të cilin ka vendosur unazë prej shumë vitesh, ka një fanse të zjarrtë në Kolumbi.
Bëhet fjalë për modelen Helga Lovekaty, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për talentin kolumbian.
Ajo shprehet shpeshherë se nuk humbet asnjë ndeshje të Realit të Madridit pasi James është idhulli i saj. Daniela është e paralajmëruar.





