Policia e Lushnjes ka proceduar, në gjendje të lirë, një 50-vjeçare e cila akuzohet se ka goditur me tullë bashkëshortin e saj. 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë, për shkaqe dhe në rrethana të paqarta. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj”, njofton policia.