Ditën e sotme rreth orës 16:00 një i ri ka plagosur një shtetase ende të paidentifikuar në bulevardin Zhan D’Ark.
Nga njoftimi i policisë mësohet se 23-vjeçari me iniciale M. A. ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.