Një tifoze e Sheffield United, është sensacioni i momentit në shtypin britanik sportiv.

Ajo shihet duke lexuar një libër, ndërsa Sheffield po mposhetje me shifrat 0-8 në shtëpi nga Newcastle United.

Por pavarësisht se ajo e harroi ndeshjen dhe mori të lexoj librin, tifozët e Sheffield e lavdëruan tifozen duke thënë se “të paktën ajo qëndroi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit”.

Newcastle vendosi një rekord në stadiumin “Bramall Lane”, duke u bërë skuadra e parë në Premier League që kishte tetë golashënues të ndryshëm në një ndeshje.

Kamerat e Sky Sports shfaqën në ekran vëmendjen e tifozes që zgjodhi të vazhdonte të lexonte një libër në vend që të shikonte turpërimin e ekipit të saj.

Mospërfillja për performancën e Sheffield përmblodhi në mënyrë të përsosur një pasdite makthi për skuadrën e Paul Heckingbottom.