Një ditë pasi xhaxhai i saj, Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, Hailey Bieber komentoi ngjarjen e rëndë.

Në një postim në mediat sociale, modelja 24-vjeçare tha se ndihej zemërthyer për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Mendimet e mia shkojnë gjithashtu për Joel Souza teksa ai rikuperohet. Unë jam absolutisht zemërthyer për të gjithë që janë përfshirë.”, shkroi modelja.

Duke folur: Kushërira e Hailey, Ireland Baldwin, 25 vjeç, postoi një mesazh në Insta Stories këtë të premte