Ish-deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për t’ia dedikuara vajzës së saj në ditën e lindjes.

Me një foto bardhezi nga momenti i prerjes së tortës në festë, Hajdari i shkruan të voglës së saj së nëse do të mund t’i falte një gjë nga vetja, do të zgjidhte sytë, që Sihana, të mund të shiftë veten përmes tyre.

“Nëse do të zgjidhja të falja diçka nga vetja, do të zgjidhja të jepja sytë e mi . Do doja që nëpërmjet shikimit tim të shihje veten çdo ditë, se sa krenare jam për ty, se sa e bukur dhe e zgjuar po bëhesh çdo vit që kalon, se sa shumë lumturi na dhuron të gjithëve. Gëzuar Ditëlindjen Sihana ime!”, shkruan ajo.