Ka përfunduar si mos më keq aventura e 4 hajdutëve në Itali.

Të frymëzuar ndoshta nga ‘Casa del Papel’ ata kishin hapur një tunel nëntokësor me synimin për të arritur në kasafortën e një banke. Por dheu është shembur dhe ata kanë ngecur në grackë.

Tre persona u shpëtuan dhe u ndaluan, një i katërt është ende i bllokuar, ku sipas Policisë dyshohet se ata mund të kenë qenë duke realizuar planin e vjedhjeje pasi vetëm 300 m më larg ndodhej një kasafortë bankare.

Kanë qenë tre të shpëtuarit që kanë kërkuar ndihmë kur në një moment të caktuar galeria ka filluar të shembet. Zjarrfikësit, me ndihmën e specialistëve të Saf, Usar dhe “Carro Crolli”, prej disa orësh vijojnë për të rikuperuar personin e katërt të ngecur nën tokë.

Gërmimi nis nga dyshemeja e një hapësire tregtare dhe mbetet për t’u vlerësuar nëse personat që po punonin në këtë tunel në fakt donin të shënonin një goditje në ndonjë aktivitet privat ose publik në zonë.