Lewis Hamilton ka marrë “pole position” e 71-të në karrierën e tij, duke vendosur kohën më të shpejtë në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë. Hamilton arriti kohën 1:27:316, e cila është edhe rekord për këtë pistë.

Kohën e dytë më të mirë e mori piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, ndërsa vendi i tretë i takon Vettel.

Vetëm vendi i gjashtë për Raikkonen, megjithatë piloti i Ferrarit së bashku me Bottas janë penalizuar me nga 5 vende për shkak të ndryshimit të kambios.

Gara për Çmimin e Madh të Japonisë është ditën e nesërme në orën 07:00 të mëngjesit.