Një gafë është bërë nga një ekonomist në takimin e Sali Berishës me të larguarit nga puna.

Sipas tij, në tetor të vitit 2014 kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha erdhi urdhri i largimit nga puna për 308 nëpunës civilë.

Ndonëse donte të akuzonte Ramën dhe Veliajn, rezulton se urdhrin për largimin e tij nga puna e ka dhënë Lulzim Basha, jo kryebashkiaku aktual që e mori drejtimin në vitin 2015.

“Sot në këtë sallë sjell nëpër mend datën 13 tetor të vitit 2014. Unë kam punuar në Bashkinë e Tiranës, Kryeinspektor i auditit të Bashkisë së Tiranës. Më datë 13 tetor të atij viti, 308 nënpunës civilë të Bashkisë Tiranës u ka ardhur urdhri i largimit nga puna.

Gjithsej Bashkia në atë periudhë ka pasur 525 nënpunës civilë. Nga këta 525, 308 janë hequr për një ditë. Na kanë ardhur letrat pothuajse më të njëjtin motivacion pavarësisht nga pozicionet e punës që kishim. I përkthyer motivacioni në qoftëse më lejoni në formë shakaje, ishte “Agjitacion dhe propagandë kundër regjimit neokomunist të Edi Ramës dhe të vasalit të tij që sot asht në Bashkinë e Tiranës”, tha ekonomisti Mark Uka.