Shumë njerëz kanë zakon të pinë kafe ose çaj në mëngjes me stomak bosh. Kjo është mënyra më e lehtë për t’u zgjuar. Megjithatë, kafeja nuk është zgjidhja më e mirë, pasi mund të shkaktojë probleme me stomakun, veçanërisht nëse nuk hani për një kohë të gjatë më pas.

Ne sugjerojmë mundësi më të shëndetshme se kafeja. Këto janë pije në mëngjes që ju zgjojnë, ju japin energji dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë më lehtë.

Ujë me piper

Vendosni 2-3 maja shafrani dhe piper të zi në një gotë me ujë të ngrohtë dhe përziejini mirë. Kjo pije në mëngjes do t’ju japë energji dhe mund të ndihmojë metabolizmin tuaj, kështu që do të hiqni qafe dhjamin e tepërt më shpejt .

Ujë me limon

Shtrydhni gjysmë limoni në një gotë me ujë të ngrohtë. Mund të shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi, si dhe një majë kanelle. Pirja e kësaj pijeje mund të jetë freskuese, t’ju zgjojë më mirë se kafeja dhe është e shkëlqyer për tretjen.

Ujë i ngrohtë

Nëse nuk keni kohë ose nuk ju pëlqen të bëni një pije në mëngjes, thjesht pini një gotë me ujë të pastër, i cili duhet të jetë i vakët. Bëjeni me stomak bosh.

Do ta hidratojë trupin dhe do të përshpejtojë metabolizmin. Gjithashtu mund të ndihmojë në nxjerrjen e toksinave nga trupi dhe në përmirësimin e tretjes.