Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme në Durrës dhe pjesëmarrjen e ulët në votime.

Sipas Fortuzit, pjesëmarrja e ulët ishte dëshmi e bojkotit që qytetarët e Durrësit i bënë dështakut Lulzim Bashës.

“Edhe njëherë qytetarët durrsakë, me qetësinë dhe heshtjen e tyre olimpike, (me bojkot spektakolarë) i dhanë bashizmit dështak ”fitoren” e radhës”,- shkruan ai.

Duke u ndalur tek rezultati i zgjedhjeve, dekani Fortuzi uron që 6 marsi të jetë hera e fundit kur uzurpuesit e PD-së të udhëheqin këtë forcë opozitare në një proces zgjedhor.

“Uroj të jenë zgjedhjet e fundit me këto lider opozitarë uzurpues të Partisë Demokratike, të cilët e përdorin logon, vetëm për përfitime familjare dhe personale.

Në të kundërt ”fitorja” e radhës do t’i “buzëqeshë” pas një viti përsëri”,- shkruan Fortuzi, ndërsa më pas ndalet dhe në ata që sipas tij duhet të marrin drejtimin e opozitës.

“Kjo situatë duhet analizuar me kujdes nga shumica opozitare që nuk pranoi të bëhej palë me këto dështakë grabitqarë (qytetarë të ndershëm, biznesmenë, intelektuale) ku bashkë me të rinjtë e mrekullueshëm durrsakë, të marin drejtimin e opozitës, sa nuk është vonë.. Zgjidhjen mos e prisni nga ata, që e sollën opozitën në këtë greminë, por vetëm ju mund ta riktheni opozitën durrsake aty ku e meriton”.