Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21 janarit”.

Mësohet se Agim dhe Zabit Deda kanë dhënë deklarime këtë të martë lidhur me ngjarjen tragjike të 14 viteve më parë me pasojë vrasjen e 4 qytetarëve.

Në 21 janar të vitit 2011, gjatë tubimit të opozitës së atëhershme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.