Pista kryesore e hetimit për dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit libanezo-amerikan Faad Mitri është ajo e konfliktit për pronën.

Duke rrëfyer të gjithë ngjarjen, 54-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve se edhe më herët ka pasur kërcënime nga persona që nuk i njihte apo persona që nuk i kishte parë ndonjëherë.

Burime konfidenciale për “Gazeta shqiptare”, pohuan se dyshohet se pas dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit.

“Nuk mund të japim asnjë emër konkret për shkak se çështja është ende nën hetim, por jemi duke hetuar mbi një biznesmen nga Durrësi,” thanë burimet.

I shtruar në një spital privat në Tiranë, biznesmeni ruhet nën masa të rrepta sigurie nga forcat e komisariatit nr.6.