Gjatë kohës që ishte duke mbajtur fjalimin kryetari i PD Sali Berisha, janë hedhur lëndë piroteknike nga protestuesit në drejtim të Kryeministrisë.
Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike, në drejtim të punonjësve të policisë që kishin krijuar një kordon para godinës, janë lënduar tre punonjës policie.
Nga të dhënat e para mësohet se një punonjëse është plagosur në sy, një punonjës në dorë dhe një tjetër në fytyrë.