Hidhet shorti për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Çështjen do e gjykojë gjyqtari Bib Ndreca, teksa në ditët në vijim do të caktohet edhe data e seancës së parë.
Të pandehur janë edhe zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Ata akuzohen nga SPAK për krijimin e një grupi kriminal dhe vjedhje.