SHBA– Autoritetet amerikane kanë vendosur të heqin nga përdorimi skanerët X të vendosur vite më parë në aeroporte, si masë mbrojtëse ndaj sulmeve terroriste.

Vendimi për heqjen e tyre erdhi pas ankesave të shumta të shoqatave të konsumatorëve në shtete të ndryshme të Amerikës, të cilat kundërshtonin përdorimin e skanerave X, pasi ato zbulonin edhe pjesët intime të trupit të njeriut.

Kur u futën për herë të parë në përdorim, skanerat përdoreshin vetëm për zbulimin e metaleve, por më vonë funksioni i tyre u modifikua dhe ata kryenin edhe skanimin e trupit të çdo pasagjeri.

Masa e marrë do të hyjë në fuqi në muajin qershor. Në vend të skanerave X autoritetet amerikane kanë menduar të vendosin software që mbulojnë me pullë të kuqe pjesët intime të udhëtarëve në pikat e kontrollit nëpër aeroporte.