At Grigor Pelushi ka treguar se çfarë do të ndodhë në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit të ndjerë Anastas, i cili u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

“Sapo trupi të mbërrijë, do të vendoset në pjesën e brendshme të katedrales, ku do të kryhet shërbesa e përshpirtjes,” tha Pelushi. Ai njoftoi gjithashtu se në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme nga bota e krishterë, përfshirë Patriarkun e Kostandinopojës dhe Patriarkun e Aleksandrisë, si dhe Kryepeshkopët e Qipros dhe të Greqisë.

Ceremonia do të përfshijë gjithashtu përfaqësues nga Vatikani, Këshilli Botëror i Kishave dhe Këshilli Evropian i Kishave. “Tirana do të jetë qendra e gjithë botës së krishterë në atë ditë, kur do të përcillet Kryepeshkopi,” përfundoi ai.

“Trupi do të mbërrijë në Tiranë dhe do të pritet nga gjithë kleri dhe populli besimtar i vendit. Trupi do të vendoset në pjesën e brendshme të katedrales dhe do të kryhet shërbesa e përshpirtjes.