Horoskopi i Dashit Paolo Fox:

Kjo ditë e parë e fundjavës duket të rezervojë diçka më shumë, ndaj shkunduni, organizoni diçka të këndshme me partnerin/en tuaj! Lajme vijnë në punë, mbetet të prisni e të shihni.

Horoskopi i Paolo Fox Demi:

I bukur ky qiell për ndjenjat, takime të reja nxiten dhe favorizohen. Në punë, nëse keni një marrëveshje në pritje mbylleni atë brenda javës së ardhshme.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

Qiell interesant për ata që duan të përfshihen dhe të emocionohen sërish me një lidhje të re. Zodiaku është thurur në mënyrë të atillë që, në aspektin e punës, favorizohen shumë këtë të shtunë, bashkëpunimet dhe kontaktet me qytete të tjera.

Horoskopi i Gaforres Paolo Fox:

Nëse jeni të interesuar për një person dhe nuhasni që e gjitha kjo është reciproke, pse nuk dilni ballaz dhe të shpreheni? Në punë po vjen një erë ndryshimesh.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

Yjet ftojnë kujdes ndaj gjërave që mund të hasni gjatë të ditës së shtunë, veçanërisht nëse gjatë javës ka pasur mosmarrëveshje me partnerin/en. Në punë kohët e fundit keni qenë nervozë, keni shumë gjëra për të bërë, por nervi është i kotë, i pavlerë.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:

Nëse jeni vetëm do të bëni mirë të shikoni përreth, sepse këtë të shtunë do të jeni të papërmbajtshëm! Në punë po vjen një propozim interesant, jini të hapur.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:

Ky qiell është interesant për çiftet që kanë kohë të gjatë në lidhje, më në fund është e mundur të tentohet një hap përpara, bashkëjetesa. Yjet janë pozitivë edhe në punë, një propozimi i juaji do të pranohet.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi:

Qielli intrigues për beqarët e shenjës, je i sigurt që pas një miqësie nuk fshihet diçka më shumë? Kushtojini vëmendje diskutimeve në vendin e punës, mos merrni për kot!

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox:

E keni akoma të freskët atë hashtagun e famshëm #qëndronështëpi? E pra, mjaft, sepse këtë të shtunë mund të takoni një person të këndshëm, ndaj mos qëndroni brenda. Në punë diçka po lëviz, por duhet të jeni ende dhe ca të duruar.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox:

Është një moment sprove për ndjenjat, nëse keni në krah personin e duhur mund të vendosni të hidhni një hap të rëndësishëm. Puna, nga ana tjetër, kërkon më shumë përqendrim.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

Yje interesantë për ndjenjat, ka një nxitje më shumë për dashuritë e reja. Në punë, nga ana tjetër, bëni kujdes që të mos dilni shumë me shpatë, mund të bëni armiq disa prej kolegëve.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox:

Zodiaku është padyshim intrigues për ndjenjat këtë të shtunë 19, ndaj, nëse jeni të interesuar për një person dilni përpara! Në punë keni nevojë për konfirmim dhe garanci më të mëdha, por mos u shqetësoni sepse diçka po lëviz.