DASHI

Do jeni shumë të duruar dhe dëgjues shumë më të mire. Të gjithë do kërkojnë t’iu qëndrojnë pranë. Nëse jeni në një lidhje do jetë një ditë me shumë fat dhe nuk do mbani më kokën mënjanë me partnerin. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pranuar propozimet që do ju bëhen. Mund të pëlqeni disa persona, por nuk do keni guxim ta pranoni këtë gjë. Në punë era do fryjë në favorin tuaj dhe çdo gjë do ju shkojë sipas planeve që keni bërë. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe do ju dalin paratë edhe për të kryer shpenzime edhe për të hequr mënjanë.

DEMI

Suksesi që keni arritur së fundmi do bëjë shumë persona xhelozë dhe disa madje do mundohen t;iu bëjnë keq. Bëjini sytë katër dhe mos ju besoni plotësisht të gjithëve. Nëse jeni në një lidhje mos prisni të shprehni ndjenjat në çdo moment dhe me çdo mënyrë që të mundeni. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të sigurt. Në punë do ju vënë përballë disa zgjedhjesh të vështira. Tregohuni të logjikshëm dhe aspak të nxituar. Sipas Horoskopit Vip, financat do i menaxhoni me shumë saktësi dhe nuk do keni probleme. Shmangni vetëm dhëniet e huave edhe sikur personat të jenë të afërt.

BINJAKËT

Sot do jeni më të çliruar nga ato që ju kanë peshuar shumë deri më sot dhe do ecni përpara. Konfigurimi i mrekullueshëm i yjeve do zgjidhe çdo problem që ju keni pasur me partnerin. Durimi do jetë një pikë e forte që do ju ndihmoje në këtë plan. Ju beqarët do jeni të vëmendshëm ndaj flirteve të çdokujt dhe do pranoni të dilni me ata që do iu pëlqejnë më tepër. Profesionalisht do dëshironi të bëni ndryshime të mëdha. Do lodheni pak, por do arrini atje ku doni. Në planin financiar, të gjitha përpjekjet dhe maturia që keni treguar së fundmi, do japin rezultatet e veta.

GAFORRJA

Yjet do kenë ndikim negativ gjatë kësaj dite dhe do sjellin herë pas here probleme. Nëse jeni në një lidhje nuk do tregoheni aspak të arsyeshëm dhe shpesh do gjendeni në vështirësi të mëdha. Asgjë nuk do ju ecë si e kishit ëndërruar. Ju beqarët mund të afroheni me disa persona që në pamje të parë duken normalë, por që kanë vese dhe të meta të shumta. Në punë do jeni tejet të ngarkuar dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Shefat mund t’iu kritikojnë edhe për mungesë korrektësie. Shpenzimet do i kryeni pa menduar aspak kështu që gjendja ka për të pasur probleme goxha serioze.

LUANI

Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.

VIRGJËRESHA

Neptuni dhe Hëna do ju shtojnë imagjinatën gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje kjo gjë do e përmirësoje goxha marrëdhënien. Do provoni gjëra të reja dhe kur t’iu propozojë diçka partneri do pranoni ta ndiqni pa u menduar gjatë. Ju beqarët do hyni në një etapë shumë të bukur e cila do ua drithërojë zemrën dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim. Nëse jeni në një punë të re apo sapo keni nisur një projekt të ri, do ja merrni dorën dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Nëse jeni në fushën e financave apo menaxhimit do keni edhe më shumë sukses. Në planin financiar do jeni ambiciozë dhe nuk do kënaqeni me aq para sa do keni nëpër duar.

PESHORJA

Hëna do jetë në kundërshti me Saturnin sot dhe do ndiheni disi të bllokuar. Nëse keni një lidhje do jeni shumë misteriozë dhe partneri nuk do e kuptojë dot se çfarë kërkoni për t’u ndier mirë. Nëse nuk flisni dhe qëndroni të mbyllur marrëdhënia juaj nuk do jetë aspak e mirë. Ju beqarët ka mundësi të takoni princin e kaltër. Zemra do ju rrahë fort, trupi do ju mpihet dhe nuk do dini çfarë të bëni. Pickoni veten, reflektoni, kërkoni mendimin e miqve dhe më pas veproni. Në punë disa kolegë do mendojnë sikur ju doni t’i bllokoni dhe mund t’iu prishin planet me projektin që keni nisur. Sipas Horoskopit Vip, financat do vazhdojnë të mbeten ende të paqëndrueshme.

AKREPI

Planetët do ju bëjnë më të vendosur sot për të marrë disa vendime të rëndësishme. Nëse keni një lidhje mund t’iu lindin herë pas here edhe kontradikta me atë që keni në krah sepse do ju refuzohen disa kërkesa. Në vend që të ngrini zërin ose tentoni të flisni hapur ose qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni një jetë shumë të ndërlikuar dhe as nuk do keni kohë të mendoni për dashurinë. Në punë do jeni disi të paqartë për hapat që duhet të hidhni, por nuk do ndaleni asnjë moment. Nëse kishit aplikuar për diçka mund të merrni përgjigje pozitive. Në planin financiar do shpenzoni me llogari gjithë kohës dhe gjendja nuk do ketë përkeqësime.

SHIGJETARI

Intuita do ju ndihmojë shumë sot jo vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura, por për të shmangur debatet me konkurrentët. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bëni edhe ndonjë tolerim më shumë vetëm për të shkuar mirë me atë që keni ne krah. Nuk do mungojë edhe ndonjë surprizë e vogël. Ju beqarët do keni dikë në mendje dhe nuk do ndaleni asnjë moment për ta bërë për vete pavarësisht se do keni konkurrentë të fortë. Në punë do jeni më të duruar dhe nuk do e lëshoni veten përballë sfidave që do iu dalin. Shpenzimet kryejini me sa më shumë maturi dhe gjithmonë me llogari.

BRICJAPI

Dita e sotme do fillojë mirë, por pas disa të papritura të shkaktuara nga miq hipokritë humori do ju ndryshojë. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të ftohtë me partnerin tuaj dhe nuk do arrini dot të riktheni emocionet. Bëni durim dhe sapo të gjeni momentin diskutoni hapur me partnerin. Ju beqarët do joshni dikë vetëm për t’i prishur punë një personi që keni inat dhe ky do jetë një gabim. Në punë tregohuni të kujdesshëm nga disa kolegë që mund t’ua punojnë mbrapa krahëve dhe mos kërkoni mendim nga askush për një projekt që keni nisur. Financat do ju bëjnë me ankth sepse do jenë goxha delikate.

UJORI

Sot më në fund do dilni nga situatat e vështira dhe do ndiheni shumë më të qetë nga më parë. Nëse keni një lidhje duhet vetëm të shtoni pak dozat e fantazisë dhe ta lini veten të lirë. Venusi do ju ndihmojë shumë dhe dita do kalojë për mrekulli. Partneri nuk do ngurrojë t’ua shprehë ndjenjat me çdo lloj mënyre. Ju beqarët nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje, por do krijoni një ambient shumë të ngrohtë shoqëror dhe me miqtë do kaloni momente të bukura. Në punë do ju bëhen disa propozime sot dhe do ju duhet të mendoheni për të bërë zgjedhje. Për financat do përkujdeseni më tepër nga dje dhe gjendja ka për t’u përmirësuar.

PESHQIT

Venusi do ju mbrojë mjaft sot sidomos në sektorin profesional dhe do ju sjellë shumë sukses. Do jeni fitimtarë në çdo iniciativë që të ndërmerrni. Nëse keni një lidhje, sado të ngarkuar të jeni, nuk do e lini pas dore partnerin dhe do e dashuroni pa dorashka. Dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojnë gjithë kohës. Ju beqarët duhet të largoni sa më parë turpin sepse do humbisni mundësi të vyera. Në punë nuk do jeni më të pavendosur dhe priten vetëm gjëra pozitive. Financat nuk duhet t’i  lini pas dore sepse situata mund të përkeqësohet më shpejt nga sa mund ta mendoni.