Dashi:

Në dashuri po ndodhin atraksione me kohë të pjesshme që vështirë se kanë të ardhme. Mbi të gjitha, të rinjtë dhe meshkujt e shenjës tuaj nuk priren të lidhen, por të jetojnë aventurat në një mënyrë më të lehtë dhe të shkujdesur.

Demi:

Jeni nervozë sepse muajt e fundit ka pasur shumë vështirësi, edhe nga pikëpamja ekonomike dhe financiare. Ata që duhej të reagonin ndaj një shpërdorimi të postit, tani janë në një fazë negocimi.

Binjakët:

Ironia juaj shpesh është thumbuese. Ju nuk jeni një shenjë kritike, as prej atyre që thonë qartë dhe drejtpërdrejt atë që mendon. Kur doni të goditni dikë, ju e bëni atë në një mënyrë delikate dhe të paqartë, dhe këto ditë mund të keni diçka për të thënë për dikë.

Gaforrja:

Nuk i menaxhoni dot mirë emocionet, por për të tjerët jeni pikë referimi sepse dini të jepni këshilla të mira. Me Jupiterin të favorshëm për shenjën tuaj, është më e lehtë të ecësh përpara.

Luani:

Hëna është në disavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe, ashtu si përballja e Marsit dhe Venusit, mund të shkaktojë disa tensione shtesë. Nuk është një periudhë e lehtë, por mos kini frikë ta shikoni të ardhmen me optimizëm.

Virgjëresha:

Këto ditë do t’ju duhet më shumë mirëkuptim dhe siguri që e prisni nga të tjerët. Megjithatë, përpiquni të mos e lini veten të ndikohet nga vështirësitë, sepse këto janë ditë të bukura edhe për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me të tjerët.

Peshorja:

Ka një gjendje të mirë astrologjike. Në këtë periudhë jeni ndër shenjat e favorizuara nga yjet. Në dashuri, përfshirë edhe historitë e lindura së fundmi mund të çojnë në emocione të bukura.

Akrepi:

Duhet kohë për t’u mësuar me një kontekst të ri. Dikush do ta vërejë këtë qëndrim tuajin më të mbyllur dhe introvers ndaj jini më mendjehapur.

Shigjetari:

Ka një rikuperim të madh, që ndoshta nuk po realizohet, konkretisht duke u kthyer në mundësi më të mira, por është rikuperim i brendshëm, që po realizohet brenda jush. Jupiteri është gati të hyjë në shenjën tuaj të zodiakut, nëse ju pëlqejnë gjërat që keni, atëherë mund t’i përmirësoni ose t’i mbani fort ato.

Bricjapi:

Do të mund të mbështeteni në një gjendje vërtet të favorshme, sepse do të prekeni nga tranzite të rëndësishme. Tani për tani po përpiqeni të rikuperoheni pas situatave të komplikuara që ju është dashur të përballoni në pjesën e parë të vitit.

Ujori:

Ka lajme të vogla, por edhe të mëdha, edhe pse duket se nga pikëpamja ekonomike dhe e punës është e vështirë të arrish përparim. Ka shumë shpenzime për t’u marrë parasysh, ose ngjarje të papritura që shkaktojnë vonesa. Kujdes nga gabimet nga pakujdesia, ka disa çështje burokratike që duhen menaxhuar më mirë.

Peshqi:

Mund të keni ide të mira, Jupiteri dhe Venusi janë të favorshëm dhe ju ndihmojnë të planifikoni më mirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen. Në dashuri dëshironi të jeni të qetësuar, keni nevojë për një konfirmim.