DASHI

Gjatë kësaj dite askush nuk do e ketë të lehtë të marrë diçka nga ju sepse do jeni të zotët e vetes. Për ju të dashuruarit, duke qenë se asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt, nuk do ketë ndryshime të mëdha sot. Mos e humbisni për asnjë moment komunikimin. Ju beqarët duhet të pranoni ftesat dhe nuk duhet të ngurroni të dilni nëpër takime. Vetëm kështu mund të krijoni një lidhje, prandaj nuk duhen refuzuar rastet. Në jetën profesionale do i shihni më qartë gjërat dhe do bëni zgjedhjet e duhura. Keni asin nën mëngë dhe duhet ta shfrytëzoni në momentin e duhur. Financat do jenë mjaft pozitive. Jo vetëm që ato do jenë të stabilizuara, por do ketë edhe përmirësime.

DEMI

Gjatë kësaj dite do i mendoni me kujdes gjërat dhe do ecni me plane. Emocionet do i matni dhe do arrini të bëni më të mirën në çdo fushë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e bukur. Do ndiheni mjaft mirë dhe të lumtur. Mundet t’iu realizohen edhe ëndrrat më të zjarrta prandaj shfrytëzojeni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do i shtoni aventurat, por asnjëra prej tyre nuk do kalojë më tej në një lidhje serioze. Sipas Horoskopit Vip,  në punë duhet të tregoheni diplomatë dhe të dini të manovroni për të arritur atje ku keni menduar. Po bëtë përpjekje do ja dilni. Klima ne planin financiar nuk do jetë e ngrohtë. Tregohuni të kujdesshëm me çdo hap që do hidhni në mënyrë që të mos ngeleni pa gjë.

BINJAKËT

Gjatë kësaj dite do jeni më të karikuar dhe do i bëni gjërat me shumë dëshirë. Probleme serioze nuk keni për të pasur në asnjë moment. Për ju që jeni në një lidhje do jetë ditë e qëndrueshme. Do bini dakord për çdo gjë me partnerin dhe do merrni vendime të cilat do iu sigurojnë një të ardhme të bukur. Ju beqarët do keni takime dhe flirte. Përfitoi sa me shumë sepse ka mundësi që njëri prej tyre të kthehet në diçka më serioze. Për punën do jetë periudhë mjaft produktive. Do merrni iniciativa dhe do tentoni gjëra të reja. Falë këmbënguljes që do keni do ia dilni mbanë. Me financat do keni probleme gjatë kësaj dite. Tregohuni sa më të matur me shpenzimet nëse nuk doni të rrënoheni.

GAFORRJA

Gjatë kësaj dite do iu kushtoni më shumë rëndësi gjërave pa lidhje dhe kjo do e përkeqësojë situatën në çdo fushë. Kthehuni sa më parë në realitet që mos lëndoheni. Ju të dashuruarit nuk do jeni aspak të kuptueshëm dhe tolerantë dhe kjo do sjellë probleme me partnerin. Bëni kujdes me ato që do thoni sepse nuk do mund t’i tërhiqni dot mbrapa. Ju beqarët do takoni dikë me cilësi shumë të mira dhe që nuk duhet lënë t’iu ike nga duart. Po përfituat do futeni në një etapë më të bukur. Në punë do marrin fund situatat e ndërlikuara. Me financat do keni goxha probleme. Merrni masa menjëherë dhe ulini shpenzimet sa të mundni.

LUANI

Gjatë kësaj dite do e doni edhe më shumë veten dhe do bëni atë që është më e mira për ju. Përgjithësisht ngjyrat do mbizotërojnë. Ju që jeni në një lidhje dhe keni kohë së bashku nuk do përballeni me asnjë problem. Lidhja juaj do vazhdojë të jetë e fortë. Nëse sapo keni nisur një histori mund të kapeni pas gjërave elementare dhe mund të keni ndonjë konflikt të vogël që në fakt do rregullohet shpejt. Ju beqarët do keni dëshirë ta ndryshoni jetën tuaj dhe do bëni çmos për ta arritur këtë. Në punë do ecni me plane dhe nuk do bëni aspak gabime. Do dini edhe si t’i shpjegoni zgjedhjet që do ndërmerrni. Për sa iu përket financave, do keni probleme. Ulni sa më shpejt shpenzimet nëse nuk doni të shkatërroheni.

VIRGJËRESHA

Mundohuni të shtoni dozat e fantazisë gjatë kësaj dite sepse në të kundërt keni për të futur në një atmosferë shumë të trazuar. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni sa më të hapur dhe të mos iu besoni aspak atyre që do iu thonë personat e tjerë. Shmangni edhe autoritetin dhe xhelozinë e tepruar. Flirtet për ju beqarët do jenë të këndshme. Gjithsesi kujdes mos filloni menjëherë lidhje sepse ndryshimet e menjëhershme nuk do iu bëjnë mirë. Në punë do bëni hapa titanike për të arritur rezultate sa më të mira. Fati do jetë në anën tuaj kështu që përfitoni sa të mundni. Financat do jenë të mbrojtura. Shlyejini sa më parë borxhet që keni që të ndiheni më të qetë.

PESHORJA

Më e mira do jetë t’i merrni gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite dhe mos kërkoni të ndryshoni asgjë me inat. Vetëm ashtu do ju shkojnë gjithçka si duhet. Për ju të dashuruarit klima do jetë pasiononte. Do ndiheni mjaft mirë pranë të dashurit tuaj të zemrës dhe do mendoni ta çoni më tej lidhjen tuaj. Edhe komunikimi do të shtohet. Për ju beqarët do ketë takime pa fund. Merrini gjërat shtruar që t’i njihni sa më mirë personat që do takoni. Sipas Horoskopit Vip, në jetën profesionale kjo ditë do jetë vendimtare. Nëse nuk jeni të kënaqur nga puna do keni mundësinë të gjeni diçka tjetër. Në planin financiar do keni fat. Jo vetëm që do e stabilizoni situatën, por do keni mundësi të hiqni edhe ndonjë lek mënjanë

AKREPI

Të udhëhequr nga Hëna sot do i keni gjërat edhe më të qarta. Do e kaloni edhe periudhën delikatë e të trazuar të ditëve të fundit. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e mirë kjo e sotmja. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Nëse jeni ende beqarë, ka gjasa të realizoni takimin që keni pritur prej kohësh. Tregohuni më të hapur. Në punë do i shkoni deri në fund realizimit të projekteve duke shfrytëzuar të gjitha aftësitë që keni. Mundohuni të kaloni me zgjuarsi edhe disa pengesa që iu kanë dalë para. Në planin financiar do merrni iniciativa të guximshme dhe do ia dilni mbanë të stabilizoni situatën.

SHIGJETARI

Për shkak të Hënës dhe Mërkurit sot nuk do keni më dyshime për asgjë dhe do dini çfarë hapash të hidhni në çdo fushë. Ju që jeni në një lidhje do keni më shumë se kurrë besim tek partneri. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij dhe do kaloni çaste të këndshme. Ju beqarët do pëlqeni dikë dhe do mendoni se ai është prona juaj. Kujdes, mos e teproni sepse do prishni gjithçka. Në punë nuk do keni një ditë të keqe, vetëm se do jeni paksa të pavëmendshem dhe do duhet t’ua përsërisin disa herë gjërat para se t’i kuptoni. Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa në mënyrë që gjendja mos ketë tronditje.

BRICJAPI

Gjatë kësaj dite do doni të argëtoheni sa më shumë dhe nuk do mendoni për pasojat që mund të vijnë. Nëse jeni në një lidhje përgatituni për ndonjë aventurë të këndshme. Në këtë mënyrë do e rigjeni paqen dhe do e konsolidojnë me shumë lidhjen tuaj. Neptuni do iu japë mbështetjen e tij. Nëse jeni vetëm, mjedisi yjor do jetë shumë i përshtatshëm për të rënë në dashuri. Në vend që të ëndërroni dashurinë ideale, pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë. Në punë gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar, por ju nuk do dorëzoheni lehtë. Financat do përmirësohen mjaft. Përfitoni nga kjo për të bërë ndonjë shpenzim.

UJORI

Ditë pozitive pritet të jetë kjo e sotmja, por pa ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. Venusi do jetë shumë i favorshëm për sa iu përket çështjeve të zemrës, por Plutoni do ndikojë negativisht. Ju që keni një lidhje mund të kaloni edhe situata të mbushura me tension dhe konflikte. Do lundroni shpesh ndërmjet dëshirave dhe debateve. Ju beqarët nga ana tjetër do keni një takim goxha interesant. Në punë planetët do ju mbështesin fort për të kaluar edhe sfidat më të vështira që do iu dalin. Do i vini gjërat në vijë dhe nuk do trembeni për asgjë. Financat do jenë të qëndrueshme, por gjithsesi më mirë ulni shpenzimet për të shmangur surprizat e këqija.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite duhet të reflektoni me kujdes para se të veproni sepse gabimet do ua ndërlikojnë gjërat. Nëse keni një lidhje do kaloni momente paksa delikate dhe e gjithë kjo falë influencës negative të Saturnit. As nuk do keni besim të plotë tek partneri dhe nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Për ju beqarët, edhe pse vetmia do iu rëndojë nuk është mirë të filloni angazhim. Sipas Horoskopit Vip, në punë do bashkëpunoni fort me kolegët, por sërësh nuk do arrini atje ku dëshironi. Bëni durim sepse nuk ju mbetet gjë tjetër. Në planin financiar do i premtoni vetes se do tregoheni të matur me shpenzimet, por a jeni të sigurt se mund ta mbani premtimin?