DASHI
Do diskutoni gjerë e gjatë me atë që keni në krah lidhur me disa çështje të cilat prej kohësh ju kishin mbetur pezull. Do harxhoni goxha kohë në fakt, por në fund do e gjeni një zgjidhje. Shendeti do jete përgjithësisht i mire. Me financat kini kujdes.

DEMI
Do i tregoni partnerit/es tuaj disa sekrete të dhimbshme të së shkuarës suaj dhe kjo do e bëjë atë t’iu dashurojë edhe më tepër. Me financat do gjendeni përballë zgjedhjeve të vështira. Shendeti duhet mbajtur mire ndaj mos i neglizhoni keshillat e mjekut si dhe shetitjet ne park.

BINJAKET
Si ju ashtu edhe partneri/ja juaj do jeni të disponueshëm në çdo moment ndaj njeri-tjetrit dhe do merreni vesh më së miri. Nuk do mungojnë për asnjë çast edhe surprizat. Financat janë mirë kohët e fundit. Mund te shpenzoni por me kujdes. Shendeti mbetet i mire.

GAFORRJA

Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha ju që jeni në një lidhje dhe do vuani tej mase. Sado që të debatoni me partnerin/en nuk do arrini të gjeni një zgjidhje. Me shpenzimet duhet te tregoheni te matur pasi priten veshtiresi ne te ardhme. Do te gezoni shendet te plote.TestoGennow1 pilulë = 4 orë marrëdhënie seksuale. Efekt i fuqishëm507×

LUANI
Yjet do ndikojnë shumë pozitivisht në jetën tuaj në çift dhe gjendja sa vjen e do përmirësohet. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqaret do ken mundesi te gjejne shpirtin e tyre binjak. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes. Shendeti do jet i mire.

VIRGJERESHA
Do jenë beqarët ata më të privilegjuarit në dashuri. Që në orët e para të mëngjesit do realizojnë takime të mrekullueshme. Ata që e kanë tashmë një lidhje do kenë luhatje të shpeshta të humorit. Ciftet bashkeshortore do te kalojne mire me femijet. Shendeti do te jet i mire. Financat do te jen te forta.

PESHORJA
Ashtu si kohët e fundit edhe një pjesë e atyre që janë në një lidhje do kenë përballje shumë të forta me partnerët dhe atmosfera do jetë elektrizuese. Disa shpenzime të panevojshme mund t’ju prishin disi ekuilibrin këtë muaj. Familja juaj do t’ju mbeshtese per inicativat qe do merrni. Shendeti do te jet me crregullime te vogla por pergjithesisht i mire.

AKREPI
Ka rrezik të kaloni një eksperiencë të papëlqyeshme në jetën tuaj në çift dhe do mërziteni tej mase. Ruani qetësinë. Gjendja financiare mund të jetë mjaft delikate, beni kujdes me shpenzimet e pakontrolluara. Shendeti do jet i bekuar.

SHIGJETARI
Çiftet duhet të mundohen sa më shumë ta largojnë rutinën dhe të mendojnë të provojnë emocione të reja. Mundësitë do i keni per te provuar emocionet e romances. Ata që janë ende vetëm do kenë njohje të reja. Një projekt i mirë do t’ju sjellë të ardhura të kënaqshme, keshtu qe shpenzoni pa kujdes per gjerat e rendesishme. Shendeti mbetet i mire.

BRICJAPI
Të dashuruarit nuk do kalojnë një ditë pozitive. Do kenë dyshime mbi partnerin/en tuaj dhe herë pas here do ndihen të vetmuar. Gjendja financiare do jetë shumë më e mirë se kohët e fundit. Shendeti do jet i mire por mos i neglizhoni aktivitetet fizike.

UJORI
Prioritet për ju do ketë jeta sentimentale. Do ndiheni mjaft mirë pranë personit që dashuroni dhe do argëtoheni pa fund. Nuk do mungojë as ndonjë çmenduri e vogël. Financat janë në rrugë të mirë. Puna do tju ece per se mbari. Shendeti do mbetet i mire.

PESHQIT
Nëse kërkoni më tepër liri dhe pavarësi në jetën tuaj në çift duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar. Po gabuat mund të keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me partnerin. Përmirësimin e financave do ta vini re në ditët në vazhdim. Shendeti do jet me dhimbje te lehta koko ose kurrizi por do te kaloje ne mbremje.