Dashi: Një periudhë me fat për ndjenjat, mes ditës së sotme (e hënë 5) dhe nesër (e martë 6) mund të ndodhin vërtet shumë gjëra. Në aspektin profesional favorizohen lidhje të reja pune, do të keni mundësi të përfshiheni dhe të demonstroni vlerat tuaja.

Demi: Në dashuri jo gjithçka ju ka shkuar ashtu siç kishit planifikuar dhe ju ka mbetur pak hidhërim në gojë. Këto ditë kushtojini më shumë rëndësi daljes së parave, së fundmi ka pasur shumë shpenzime.

Binjakët: Dashuria është sërish protagoniste në jetën tuaj, veçanërisht nëse ka pasur probleme në ditët e fundit. Në punë nuk është koha për të bërë zgjedhje të rrezikshme.

Gaforrja: Kohët e fundit keni qenë pak i shqetësuar nëse ka diçka që nuk shkon me partnerin/en tuaj, ndaj është gjithmonë mirë të flisni. Në punë po mbërrijnë lajme interesante, inkurajohen kontaktet me qytete të tjera.

Luani: Në dashuri përpiquni të shmangni diskutimet veçanërisht nëse keni të bëni me një person të shenjës së Dashit, Peshores ose Gaforres. Në punë, mes ditës së hënë dhe të martë, shumë kleçka do të vërtiten.

Virgjëresha: Qiell interesant për ata që dëshirojnë të rizbulojnë emocione autentike, takimet janë të preferuara për beqarët. Në punë, një kërkese e juaja do të mirëpritet.

Peshorja: Në dashuri ju duhet të ecni me parimin e krasitjes, vetëm në këtë mënyrë do të ndiheni vërtet të lirë dhe mund të filloni nga e para. Në punë keni nevojë për më shumë garanci.

Akrepi: Qiell interesant për çiftet, nuk e përjashtoj që tani dhe muajt e ardhshëm të ketë vullnetin për të vënë në plan një projekt të rëndësishëm. Në punë favorizohen kontaktet me qytetet e tjera, projektet që lindin tani do të jenë të rëndësishme.

Shigjetari: Në dashuri kohët e fundit keni qenë mjaft nervoz, partneri po ju duket i largët dhe kjo ju mërzit. Në punë favorizohen profesionistët e lirë.

Bricjapi: Me Hënën e favorshme në dashuri, këtë të hënë do të ketë mirëkuptim më të madh. Në punë, rrethohuni me njerëz me përvojë, të cilët mund t’ju ndihmojnë të integroni karrierën tuaj.

Ujori: Në dashuri duhet maturi, për të mos hedhur hapa të rrezikshëm. Kujdes nga thashethemet në vendin e punës, ato mund të minojnë promovimin tuaj.

Peshqit: Po i afrohemi një periudhe jashtëzakonisht pozitive: pas javësh të trazuara, më në fund është rikthyer qetësia në ndjenja. Në punë keni nevojë për konfirmim, por diçka po lëviz.