DASHI

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini pa u druajtur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë kënaqësi. Fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndiheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.

DEMI

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

BINJAKËT

Venusi do sjellë butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje zemre do keni përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.

GAFORRJA

Gjatë kësaj jave duhet të keni shumë kujdes me sjelljen. Mos bëni çdo gjë sipas mendjes suaj. Urani do ndikojë negativisht për juve që keni një lidhje. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Nëse jeni beqarë dhe po mendoni të bëni për vete dikë që iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Financat, falë influencës së mirë planetare, do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë lek mënjanë nëse do iu jepet mundësia. Shëndeti do jetë i mirë. Do e merrni veten shpejt edhe nëse keni pasur ndonjë shqetësim dhe do ndiheni më të qetë nga ana nervore. Në punë Marsi do iu bëjë më dinamike. Do luftoni me të gjithë dhe me çdo mënyre për të arritur atë që doni.

LUANI

Gjate kësaj jave do të korrni ato që keni mbjellë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që dashuria t’iu verboje dhe mund të dilni nga vetja. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri sepse do të pendoheni shpejt. Nëse jeni beqarë dhe doni ta gjeni dashurinë, duhet të lini mënjanë tekat. Tregohuni sa më të hapur edhe ndaj ftesave që do iu bëhen. Klima në sektorin e financave nuk do jetë ashtu si ju e prisnit. Për këtë arsye iu duhet të ulni sa të mundni shpenzimet dhe të kurseni paksa. Shëndeti do jetë i mirë, por gjithsesi bëni pak më shumë ushtrime fizike dhe ecni më këmbë. Në punë mos ngurroni të ndiqni intuitën sepse ajo mund t’iu çojë në drejtimin e duhur.

VIRGJËRESHA

Më në fund gjatë kësaj jave gjërat do fillojnë të ecin si duhet. Nëse keni një lidhje pasioni do të rindizet pas një periudhë jo të mire. Edhe zemra juaj do të përjetojë me tepër emocione e do të rrahë fort. Ju beqarët nuk do keni fat dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status. Me financat duhet të tregoheni më vigjilente se kurrë. Mos bëni asnjë transaksion pa falur me parë me ndonjë specialist. Shëndeti, edhe pse nuk do jetë ashtu si e mendonit, do fillojë të përmirësohet nëse merrni sa më parë masa. Kujdes më shumë duhet të bëni nëse vuani nga kapsllëku ose keni shqetësime nga veshkat. Në punë do keni fat. Do i realizoni me kujdes dhe përpikmëri detyrat që iu janë dhënë dhe do merrni kompensimin e merituar.

PESHORJA

Venusi do dërgojë valë të mira për jetën tuaj këtë javë. Dëgjojini këshillat që do iu jepen dhe do përfitoni. Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme. Së bashku me partnerin do bashkoheni me miqtë dhe do organizoni disa darka të këndshme. Ju beqarët ka gjasa të keni takime. Tregohuni të matur me fjalët dhe të thjeshtë. Nuk ka asnjë vlere të silleni si dikush tjetër që nuk jeni. Fizikisht do ndiheni mirë, ndërsa moralisht mund të keni ndonjë problem të vogël. Mundohuni të qetësoheni dhe t’i merrni gjërat me pozitivizëm. Kujdes me shpenzimet e tejskajshme sepse situata financiare nuk do jetë aspak e mirë. Në punë do merrni iniciativa. Me pak mundim mund ta arrini atë që dëshironi.

AKREPI

Ndryshe nga më parë këtë javë nuk do jeni më aq të qetë dhe mund ta ngrini zërin për të fituar ato që ju takojnë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mbrojtur. Do e thelloni marrëdhënien me partnerin dhe do krijoni një ambient më të ngrohtë. Falë mbështetjes së Hënës ju beqarët do keni mundësi të mira për takime. Tregohuni modestë dhe do e bëni më shumë për vete personin që do keni afër. Me shëndetin nuk do keni probleme të mëdha. Si rezistenca fizike ashtu edhe ajo morale do jenë të mira. Financat do jenë të paqëndrueshme kështu që shpenzoni me kursim dhe maturi. Në planin profesional do iu jepen mundësi të mira për të hedhur hapa para. Shfrytëzojini sa më shumë që të mundni sepse raste të tilla nuk vijnë shpesh.

SHIGJETARI

Mërkuri dhe Jupiteri do jenë gjithmonë pranë jush gjatë kësaj jave për t’iu ofruar mbështetje dhe për t’iu përmirësuar moralin. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri dhe me pak durim do e arrini. Flisni hapur me partnerin sepse vetëm kështu do ndiheni të qetë. Falë konfigurimit të mirë të yjeve edhe ju beqarët do jeni të favorizuar. Bëjini sytë katër kudo që të shkoni. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet, megjithatë mirë është të mbroheni pak nga ndryshimi i temperaturave. Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund t’iu sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet. Në punë duhet të organizoheni më mirë dhe të përqendroheni tek objektivat kryesore. Do i keni më të thjeshta gjërat këtë javë.

BRICJAPI

Kjo javë do jetë e mbushur me të papritura. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mirë është që të respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Ju beqarët nuk do i kërkoni me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhë një takim vendimtar. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe duhet të shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nën kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Në punë do filloni disa projekte të reja, shumë të rëndësishme e me fitime, por që do kërkojnë angazhim të madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohën.

UJORI

Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.

PESHQIT

Planetët do ua bëjnë gjithçka më të vështirë këtë javë. Jeta juaj në çift ka rrezik të përballet me stuhi të fuqishme. Do jeni shumë të pakuptueshëm dhe të paqëndrueshëm kështu që nuk do jetë faji i partnerit që do ju kritikojë. Në fakt shpesh as ju nuk do e kuptoni veten tuaj. Ju beqarët ka shumë mundësi të fiksoheni pas dikujt dhe menjëherë të vendosni të filloni një lidhje. Financave jepuni prioritet, pasi pa një buxhet të mirë nuk mund t’ia plotësoni dot nevojat vetes. Gjendja shëndetësore nuk ka për të qenë e shkëlqyer sepse lodhja do bëjë të veten. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet për të arritur atje ku dëshironi dhe me pak mundim do ja dilni mbanë.