DASHI

Shfrytëzojeni në maksimum çdo moment gjatë kësaj jave dhe bëni atë që do ndieni. Po u treguat bujarë dhe nga ana tjetër serioze në punë çdo gjë do ju realizohet si e keni menduar. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasionante dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në punë do ju bëjë te arrini ato që doni.

DEMI

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën në çift do keni disa keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Jeta ka dhe të papritura. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pasi keni qenë të gëzuar nga sukseset e jetës profesionale mund te kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.

BINJAKËT

Mundohuni të merrni ndonjë ditë lejë gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke, por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

GAFORRJA

Gjate kësaj jave mos e lini veten të drejtoheni nga të tjerët sepse keni për të pasur probleme shumë serioze. Nëse keni një lidhje ka mundësi që partneri të mos ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Merkuri do influencojë pozitivisht jetën sentimentale për ju beqarët. Do keni mundësi të krijoni lidhje, por shmangni me çdo kusht ngatërrimin e dashurisë me jetën profesionale apo me paranë. Financat në tërësi do jenë të mira. Ka mundësi të merrni edhe ndonjë shpërblim në punë. Për të pasur një shëndet të kënaqshëm duhet të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë kësaj here do keni shumë ambicie. Mos hezitoni të tentoni gjithçka që ju duket interesante dhe mos e humbni besimin te vetja.

LUANI

Gjatë kësaj jave do e shihni ndryshe të ardhmen dhe do iu jepni rëndësi edhe detajeve më të vogla. Me Venusin në anën tuaj, ju të dashuruarit do i jepni më shumë rëndësi jetës sentimentale. Mos u tregoni shumë kërkues dhe toleroni. Ka shume gjasa që bashkëpunimi të rritet ndërmjet jush. Ju beqarët do jeni të pavendosur dhe te secili që do takoni do gjeni nga një të metë. Në planin financiar mund të kaloni ndonjë mini-krizë. Merrni masa që ta rregulloni sa me shpejt situatën sepse sa më shumë të qëndrojë delikate aq më keq për ju. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Hera herës do ndiheni të lodhur e pa fuqi. Mos e lini pas dore ushqimin për asnjë lloj arsyeje sepse do keni më shumë probleme. Në punë jepni sa më tepër të mundni nga vetja. Nëse arrini suksesin e pritur do e siguroni edhe të ardhmen.

VIRGJËRESHA

Gjate kësaj jave do përjetoni një ndjenjë pasigurie. Nëse keni një lidhje që nuk iu jep kënaqësinë që keni pritur do jetë më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Po vazhduat më tej vetëm sa do lëndoni njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do keni takime, por do jeni edhe pasionantë. Për financat do keni të drejtë të shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa më shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku. Shëndeti nuk do jetë i kënaqshëm. Shpesh mund të ndiheni edhe të lodhur. Ushqehuni më mirë dhe mos harroni në asnjë moment lëngjet pa sheqer. Në planin profesional do ju jepen mundësi të mira për të ecur para. Përfitoni sa të mundni dhe do ju përgëzojnë të gjithë.

PESHORJA

Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë e dyzuar, por stimuluese. Mund të ketë edhe ditë me debate të vogla, por që me optimizëm dhe dëshirë të mire do kalojnë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolegë.

AKREPI

Këtë javë do ju shkoni gjërave deri në fund dhe nuk do influencoheni nga askush. Ju të dashuruarit do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj. Do jeni më të ëmbël e më shprehës kështu që gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndihen aq mirë ashtu si jeni saqë do keni frikë të hidhni hapa për faktin se mos humbasin lirinë dhe pavarësinë. Sektori i financave do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për te shlyer disa borxhe te hershme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhet neglizhuar për asnjë lloj arsyeje. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni lehtësisht gjithçka.

SHIGJETARI

Këtë javë ambienti në jetën tuaj pritet të jetë shumë më i qetë se më parë. Do e keni më të lehtë komunikimin me partnerin dhe nuk do lindin debate me të. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të tregoheni të sinqertë me personat që do takoni, pasi me gënjeshtra nuk mund të shkohet askund. Të ardhurat do përmirësohen tej mase edhe falë menaxhimit të mire që keni bërë së fundmi, por edhe për shkak të ndihmës së të afërmve. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por as problematik. Mund të keni vetëm shqetësime të vogla. Për punën do jetë një javë plot shkëlqim. Do arrini gjithçka që keni programuar.

BRICJAPI

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

UJORI

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.

PESHQIT

Po u treguat të logjikshëm dhe po nuk u nxituat për asgjë cdo gjë ka për t’iu ecur mirë këtë javë. Nëse nuk doni të keni debate e probleme në jetën tuaj në çift, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjëra që atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni të dy palët. Ju beqarët më mirë të prisni edhe disa kohë në vend që të hidhni hapa pa qenë të bindur. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të shumta sepse do ju nevojiten para për ditët në vijim. Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jeni më të qetë. Në punë do jeni guximtarë, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jenë edhe më të mëdha nga sa mendonit.