Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën ndërsa ndodhej në vendin e punës.

Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, baba i dy fëmijëve ka qenë duke punuar në një rrugë në Kormi, duke shtuar fibra optike.

Gjatë punës, makineria që shërben për çarjen e betonit, nuk e ka parë, dhe i ka kaluar sipër, duke i prerë kokën.

Vendi i ngjarjes është rrethuar nga Policia greke që në momentin e parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Për shkak të aksidentit janë arrestuar dy drejtuesit e makinerive dhe aktualisht ndodhen në Stacionin e Policisë së zonës për të dhënë deklaratën e parë për ngjarjen tragjike.