Një trup i gjymtuar dhe skeletizuar është gjetur në Kodër Selitë në kryeqytet rreth orës 11:00 të ditës së diel.

Sipas informacioneve paraprake, policia thotë se trupit i mungojnë disa gjymtyrë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe mund të ketë rreth një vit që ka vdekur.

Nga veprimet procedurale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës.

Trupi u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore.