Ka humbur jetën 79-vjeçari që u përplas nga makina pasditen e sotme në Korçë.

Muhamet Allisha, duke drejtuar biçikletën u përplas nga një mjet tip “Benz”, sot rreth orës 16:15, në bulevardin “Republika”.

Burime bënë me dije se ai do të transportohej për në Tiranë, por duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rënduar, kjo ishte e pamundur.